Osmani takon ish-presidentët e Kosovës
Aktuale
April 13, 2021 - 10:59
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i takojë sot ish-presidentët e Kosovës.
Nga Zyra e Presidentit kanë njoftuar se Osmani sot do të takohet me ish-presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli, transmeton Zeri.info.
Koha e takimit nuk është bërë e ditur, ndërsa takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes. /Zëri