Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Sejdiu kritikon Qeverinë për vizitat në Shqipëri, pyet se si do vaksinohen 60% e popullatës deri në fundvit

Sejdiu kritikon Qeverinë për vizitat në Shqipëri, pyet se si do vaksinohen 60% e popullatës deri në fundvit

Aktuale April 11, 2021 - 20:54

Analsti Dardan Sejdiu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë, ndërsa ka shprehur shqetësim në lidhje me numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e COVID-19.

Sejdiu ka hedhur kritika edhe ndaj presidentes, Vjosa Osmani e cila sipas tij nuk po reagon për gjendjen me pandeminë.

"Per keto 4 dite ne Kosove kane humbur jeten 40 persona per shkak te COVID-19. Ne total sot i kemi 97,966 raste pozitive dhe 1,988 jete te humbura.Po keto 4 dite, Kryeministri Kurti ka postuar statuse cdo dite per zgjedhjet ne Shqiperi, kurse presidentja Osmani as edhe nje reagim te vetem ne lidhje me situaten e pandemise", ka shkruar Sejdiu.

Sejdiu, i cili dikur ishte pjesë e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, ka thënë se do të ishin normale vizitat e zyrtarëve të shtetit në Shqipëri, nëse do të tregonin se si do të vaksinojnë 60% të popullësisë deri në fund të vitit dhe si do ta ndihmojnë ekonominë e bizneset e prekura.

"Ministrat e Qeverise dhe deputet e Kuvendit te Republikes sone, shihen ne rruget e Fierit dhe Laçit duke lobuar per kandidatet atje. Disa prej tyre edhe ne plazhet e Durresit dhe ne kafenete e Tiranes. Nuk kam asgje kunder angazhimit as edhe vizites ne Shqiperi, taman puna, por krejt kjo do te ishte e kuptueshme dhe normale nese do na tregonin se si do i arrijne numrat e premtuar prej 60% te qytetareve te vaksinuar deri ne fund te vitit dhe si do ti ndihmojne ekonomine e bizneset e prekura", ka shkruar ai. /Zëri