Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Deliu: Kamuflazhit të Vetëvendosjes po i del boja

Deliu: Kamuflazhit të Vetëvendosjes po i del boja

Aktuale April 11, 2021 - 20:09

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

Deliu ka akuzuar partinë e Kurtit se në javët e para të qeverisjes, ka bërë emërime familjare nëpër pozita shtetërore, vaksinime familjare por siç ka thënë ajo, Kurti po rrezikon edhe mardhëniet vëllazërore me Shqipërinë.

“‘Disa njerëz nuk kanë ide të mira, por kanë parime!’.Një thënie që ironizon njerëzit, të cilët paaftësinë e tyre mundohen ta fshehin pas qëndrimeve “parimore”. Nën pëlhurën e këtij kamuflimi, Vetëvendosje arriti të mashtrojë gjysmën e elektoratit. Por, me veprimet e javëve të para qeverisëse, sikur emërimet fisnore, vaksinimet familjare dhe i koncentrimit politik në rivalizimin me Shqipërinë, në vend të përpjekjeve për imunizimin e popullatës dhe hartimit të një plani për rimëkëmbje, kamuflazhit po i del boja!”, ka shkruar Deliu.

Sipas Deliut, Kurti po mundohet të sundojë duke përçarë, ndërsa ka kritikuar atë se nuk po merret fare me ekonominë e vendit e cila është në gjendje të rëndë si pasojë e pandemisë.

“Albin Kurti nuk di të lundrojë mbi ujërat e patrazuar ndërshqiptar! Ai manipuloi dhe cyti partitë shqiptare në Kosovë të ndërsyjnë dhe sulmojnë dhunshëm kolegët në Kuvend për t’u ngritur vetë mbi këtë valë dhune, ndërsa tani provon të ngjitet tutje mbi provokimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë. Si duket, metoda antike e të sunduarit duke përçarë, ende nuk është e lexuar në kulturën tonë politike! Përderisa Kurti mëton të sundojë duke përçarë, ekonomia e Kosovës mbetet më e dënuara në rajon si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë. Ndërsa, një projekt i rimëkëmbjes, nuk shihet as në horizont”, ka shkruar deputetja e PDK-së. /Zëri