Çitaku: Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK

Çitaku: Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK

Aktuale April 09, 2021 - 23:10

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë trashëgimi e Ushtrisë Çlirimtare.

Këtë reagim Çitaku e ka bërë përmes një postimi në Facebook, e cila iu është bashkëngjitur reagimeve kundër presidentes Vjosa Osmani, e cila po akuzohet se nuk e përmendi UÇK-në në një postim dedikuar përvjetorit të Koshares.

“Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK”, ka shkruar Çitaku./Zëri