22 vjet nga Beteja e Koshares, ku u arrit të thyhej kufiri Kosovë - Shqipëri

22 vjet nga Beteja e Koshares, ku u arrit të thyhej kufiri Kosovë - Shqipëri

Aktuale April 09, 2021 - 08:21

Sot janë bërë 22 vjet nga Beteja e Koshares, e cila konsiderohet si një nga betejat më të mëdha të luftës së Kosovës.

Në këtë betejë brigada 138 “Agim Ramadani” kishte arritur ta thyejë kufirin Kosovë - Shqipëri, i cili për gati një shekull ishte ndarë.

Thyerja e kufirit Kosovë - Shqipëri më 9 prill 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Në këtë betejë të pranverës së vitit 1999 përgjatë dy muajve ranë dëshmorë 113 luftëtarë të UÇK-së dhe qindra të tjerë u plagosën.

Beteja e Koshares e zhvilluar në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Zëri