Xhavit Haliti thirrje deputetëve: Veproni në përputhje me deklaratën e ambasadorit Kosnett

Xhavit Haliti thirrje deputetëve: Veproni në përputhje me deklaratën e ambasadorit Kosnett

Aktuale April 03, 2021 - 19:00

Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka ftuar kolegët e tij deputetë që të marrin parasysh mesazhin e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, raporton Zeri.info.

Në një emision televiziv Haliti tha se deputetët duhet të veprojnë në përputhje me deklaratën e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, pra të qëndrojnë në sallë dhe të bëjnë kuorumin për zgjedhjen e presidentes.

“Ju propozojë që të gjithë deputetëve që të veprojnë në përputhje me deklaratën e ambasadorit amerikan. Le të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë pro ose kundër”, tha ai.

Mirëpo, Haliti ka konfirmuar se nuk do të jetë në sallë gjatë votimit. Ai tha se ndodhet në Pogradec dhe se nuk ka qenë i njoftuar se seanca do të mbahet sot.

Por, sipas Halitit sonte mund të ndodh raundi i parë i votimit dhe raundet tjera në një seancë tjetër nesër apo pasnesër.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett sot i ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të sigurojnë kuorumin e presidentit./Zëri