Lutfi Haziri flet për deputetët e LDK-së që po kundërshtojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente
Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti të cilin përfaqëson është pro që të gjithë deputetët duhet të qëndrojnë në sallë, në momentin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës.
Haziri në një deklaratë për Gazeta Blic, ka thënë se tashmë “LDK ka kryer punën e saj” dhe “ju mbetet të tjerëve që të kryejnë obligimin e tyre”.
Sipas tij, edhe Kryesia e Lidhjes Demokratike e edhe Grupi Parlamentar kanë një qëndrim unik për zgjedhjen e presidentit të ri.
Haziri ka thënë janë tre deputet të partisë së tij që aktualisht, assesi nuk janë bindur me propozimet dhe qëndrimet e Kryesisë së partisë.
“LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputet e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unike si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.
Aktualisht janë tre deputet të Lidhjes Demorkatike të Kosovës që janë kundër vendimit të Kryesisë së LDK dhe Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.
Gazeta Blic ka shkruar të enjten se Kryeministri Albin Kurti e Vjosa Osmani po synojnë që përmes “presionit” të SHBA-së dhe shtetëve të tjera të QUINT-it, ta bindin Listën Serbe për të votuar Vjosa Osmani për presidente e Kosovës.
“Në mënyrë që të shkohet në të sigurten dhe të ketë vota të majftueshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Kurti e Osmani kanë “intervenuar” të shtetët e QUNIT-it që të bindet lista Serbe”, ka thënë ky burim.
Ky “intervenim”, siç pohojnë burimet e njëjta, vjen pas deklaratave të zyrtarëve të Partisë Demorkëtike të Kosovës, Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovë dhe një pjesë të deputeteve të LDK se nuk do të japin votën e tyre PRO Vjosa Osmanit.
Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Lista Serbe nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente pasi që ata tashmë kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese Albin Kurtin, me arsyetimin se është bërë shkelje kushtetuese me rastin e ndarjeve së ministrive për komunitetin serb.
Deputetët Adem Hoxha e Fadil Gashi kanë vënë “kushtetet” e tyre në rast se Albin Kurti e Vjosa Osmani dëshirojnë votën e tyre për çështjen e presdientit.Hoxha e Gashi kanë kërkuar nga një zëvëndës minsitër në Qeverinë Kurti 2 .
Në fillim të javës nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është përjashtuar mundësia që brenda kësaj jave të thirret seanca për zgjedhjen e Vjsoa Osmanit për Presidente , por që mungesa e numrave ka bërë që kjo çëshjte të shtyhet deri në sigurminin e votave të majftueshme.