Sejdiu uron Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve
Aktuale
March 30, 2021 - 15:29
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka uruar ditën Ndërkombëtare të Mjekëve.
Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e Odës për punën e tyre të palodhshme gjatë pandemisë.
“Urime Dita e Ndërkombëtare e Mjekëve! Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve do të doja të falënderoja të gjithë anëtarët e Odës, secilin prej tyre për punën e palodhshme gjatë pandemisë. Gjatë gjithë pandemisë COVID-19 mjekët kanë qenë në vijën e parë të frontit, duke punuar shumë për të mbajtur qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm. Faleminderit të gjithë punonjësve për përkushtimin dhe kontributin që keni dhënë dhe po vazhdoni ta jepni përsëri në shoqërinë kosovare”, shkroi Sejdiu përmes këtij urimi. /Zëri