Universiteti i Prizrenit, telegram ngushëllimi për vdekjen e profesorit universitar

Universiteti i Prizrenit, telegram ngushëllimi për vdekjen e profesorit universitar

Aktuale March 26, 2021 - 08:42

Universiteti i Prizrenit ka dërguar një telegram ngushëllimi pas vdekjes së profesorit të universitetit, Rifat Hoxha, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Në telegram bëhet e ditur se Hoxha ka qenë profesor në Fakultetin Ekonomik në universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Hoxha shquhej si një akademik i ri e një njeri me vlera të larta njerëzore.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të prof. ass. dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha. E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllain, bashkëshortin, ndërsa ne kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e prof. ass. dr. Rifat Hoxha! Pushoftë në paqe miku ynë!”, thuhet në telegram. /Zëri