Tahiri tregon pse vendosi të kandidojë për kryetar të komunës së Podujevës
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tregon arsyet e kandidimit të tij për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në shtator të këtij viti.
Ai thekson se kandidimi i tij vjen nga dëshira për t'iu përkushtuar qytetit të tij të lindjes.
"Me bindje teë ploteë kam vendosur teë paraqes kandidatureën peër Kryetar teë Komuneës seë Podujeveës. Kandidatura ime shpreh vullnetin dhe deshiren time dhe te Aleances, qeë gjitheë dijen, peërvojeën e peërkushtimin t'ia jap qytetit tim te lindjes dhe qytetareëve te tij", shkruan Tahiri në Facebook.
Më tutje tregon dy arsyet e tij për këtë kandidaturë të hershme.
"Kjo kandidatureë, vjen shumeë meë hereët peër dy arsye: e para, se kam hyreë neë gareë me seriozitetin meë teë larteë, dhe e dyta, se garoj peër fitore. Neë keëta muaj, do teë identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo veteëm si përgjigje ndaj problemeve, por para seë gjithash, si mundeësi peër njeë prespektiveë teë re qeveriseëse e zhvillimore", thekson tutje Tahiri.
"Do t’i konsultoj teë gjitheë ata qeë duan dhe besojneë neë ndryshimimin e veërteteë, pa dallim rreshtimesh e flamujve partiakeë. Kjo gareë, e ky projekt nuk do teë jeteë i zakonsheëm e as i njeë partie. Por, njeë moment e mundeësi qeë seë bashku ta kapim hapin e ndryshimit".
"Ju siguroj se gara, programi e ekipi, do teë jeneë model, ndeërkaq ballafaqimi, do teë jeteë veteëm mbi programin e vizionin. Besoj, se ndryshimi eështeë i veërteteë, veteëm kur ka objektiva teë qarta e njereëz teë peërkushtuar. E kundeërta eështeë improvizim", përfundon Tahiri. /Zëri