Osmani i kërkon mërgatës shqiptare t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut

Osmani i kërkon mërgatës shqiptare t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut

Aktuale March 18, 2021 - 17:23

U.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili e ka njoftuar Osmanin për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të mërgatës shqiptare në këtë proces.

Osmani ka mbështetur këtë proces duke kërkuar nga mërgata që t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në shtetin fqinj.

Sipas saj, përtej aspektit statistikor, “ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve”.

Në takim u diskutua edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anti-COVID, sipas komunikatës.

U përmend se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë. /Zëri