Blerim Shala: Kryetari i ri i LDK-së do ta trashëgojë një ardhmëri shumë të pasigurt politike

Blerim Shala: Kryetari i ri i LDK-së do ta trashëgojë një ardhmëri shumë të pasigurt politike

Aktuale March 13, 2021 - 12:22

Publicisti Blerim Shala ka thënë se kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës që pritet të zgjidhet këtë të diele, do të trashëgojë një histori të madhe të këtij subjekti politik, e cila vlen gjithnjë e më pak, sa i përket ndikimit tek votuesit.

Ai ka shtuar se kryetari i ri po ashtu do të trashëgojë një ardhmëni shumë të paqartë dhe të pasigurt politike, e cila do të thellohet gjithnjë e më tepër, nëse nuk do të iniciohet ndërmarrja e këndelljes së kësaj partie, njofton Klan Kosova.

“Mëkëmbja e LDK-së dhe fuqizimi eventual i PDK-së, do të mund t’i shërbenin edhe ri-vendosjes së një baraspeshe të ‘pushteteve partiake politike’ në vend, e cila u rrënua keq me 14 shkurt, me fitoren brutale të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ të Albin Kurtit”.

“Ri-krijimi i kësaj baraspeshe politike është interes jetik për shtetin e Kosovës, për zhvillimin e demokracisë parlamentare në Kosovë, dhe për fuqizimin ndërkombëtar të këtij shteti”.