Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn në pozitën e ministres?

Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn në pozitën e ministres?

Aktuale March 09, 2021 - 10:10

Qeveria në detyrë akoma s’ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinaj-Stubllën në pozitën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por vendimi për këtë pozitë pritet të merret deri në fund të ditës.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Baxhaku thotë se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave protokollare, porse deri në fund të ditës do të merret vendimi.

“Njëherë përnjëherë nuk është marrë ndonjë vendim, për shkak të procedurave protokollare deri sa të vijë dorëheqja. Besoj që deri në fund të ditës do të merret vendimi për zëvendësim”, ka thënë Baxhaku.

Ndryshe, pas dorëheqjes së saj aktualisht MPJD-ja mbetet pa udhëheqës. Në vend të saj pritet të emërohet një nga zëvendësministrat e kësaj ministrie e që janë: Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj. /Express