Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Takohen Lladrovci, Haradinaj e Jashari: Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar

Takohen Lladrovci, Haradinaj e Jashari: Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar

Aktuale March 06, 2021 - 21:18

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari janë takuar për nder të shënimit të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Këtë e ka bërë të ditur Lladrovci duke publikuar një fotografi në “Facebook”.

“Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë. Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne. Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!”, ka shkruar ai. /Zëri