![Mustafa risjellë qëndrimin e politikanit Mahmut Bakalli lidhur me Bashkimin Kombëtar](/uploads/zeri.info/images/2021/March/06/auto_auto_auto_Muhamet_Mustafa159438889815984537561615034494.jpg)
Mustafa risjellë qëndrimin e politikanit Mahmut Bakalli lidhur me Bashkimin Kombëtar
Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fragment nga libri i tij “Kapërcimi i Vetmisë” i botuar në Tiranë më 2016.
Mustafa përmes këtij fragmenti ka risjellë qëndrimin e politikanit Mahmut Bakalli, atë kohë kryetar i LK të Kosovës, lidhur me Bashkimin Kombëtar./Zëri
Postimi i plotë:
Derisa njëherë po rrinim ne të dy ( Agim Zatriqi dhe unë, në pranverë 1977) me Bakallin në Hotel“Bozhur” (më vonë “Iliria” e sot “Sëis Diamond”), Bakalli po na fliste për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe për marrëdhëniet që duheshin zgjeruar. Ai kishte mbështetur fuqishëm një bashkëpunim të ngushtë të universiteteve të Tiranës dhe të Prishtinës, derisa ishte kryetar i partisë për Prishtinën. I shikonte gjërat në një kontekst global dhe duke qenë i dëshpëruar me politikën e jashtme të Shqipërisë tha se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet, nëse jo i tërë dhe teritorialisht, së paku në planin shpirtëror dhe kulturor.
E dija se e dinte që ai mund ta mendonte këtë, por ta thoshte edhe ashtu hapur edhe para meje ( që njiheshim fare shkurt) , më bëri përshtypje të thellë dhe ky besim i tij më ngeli diku thellë në zemër si një obligim...”.
Sqarim : Mahmut Bakalli në atë kohë ishte Kryetar i LK të Kosovës, Agim Zatriqi, ishte anëtar i Kryesisë së LK të Kosovës ,pra bashkëpunëtor i afërt i Mahmutit, dhe unë sapo isha zgjedhur Kryetar i Organizatës së Rinise së Kosovës, duke e pasuar Agimin! Edhe atëherë marrdhëniet me udhëheqjen e Serbisë i kishim shumë të acaruara. Sapo ishte publikuar i ashtuquajturi "Libri Kalter"-një sulm i pa skurpullt ndaj autonomisë së Kosovës dhe shqiptarëve.