Ambasada e Kosovës në Itali del me një njoftim: Udhëtimet në këtë vend vetëm në raste urgjente

Ambasada e Kosovës në Itali del me një njoftim: Udhëtimet në këtë vend vetëm në raste urgjente

Aktuale March 05, 2021 - 18:03

Nga nesër në Itali hynë në fuqi Dekreti i fundit i Qeverisë së re italiane në lidhje me masat anti-COVID.

Ambasada e Kosovës në Itali përmes një njoftimi ka bërë të ditur se masat e përcaktuara do të jenë të vlefshme deri më datën 06 të muajit prill.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane, i cili hyn në fuqi nga sot datë 06 mars 2021 dhe mbetet i vlefshëm deri me datë 06 prill 2021”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ambasade Dispozitat e Dekretit në fjalë parashikojnë zgjatjen e kufizimeve të qarkullimit apo lëvizjes deri me 27 mars 2021.

“Lëvizjet brenda territorit italian: deri me datë 27 mars 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjet nga një rajon në tjetrin në të gjithë territorin italian; lëvizjet lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, dhe për secilin rast, shtetasit duhet të pajisen dhe të kenë marrë me vete formularin (vetë-deklarim) ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Itali thuhet se udhëtimi Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohet vetëm në raste urgjente.

“Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara si: për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim. Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore”, është bërë e ditur në njoftimin e kësaj ambasade./Zëri

Njoftimi i plotë: