Mbahet mbledhje komemorative për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi

Mbahet mbledhje komemorative për vdekjen e prokurorit Enver Krasniqi

Aktuale March 04, 2021 - 09:47

Me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Enver Krasniqit, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative.

Në një njoftim për media, nga Prokuroria kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet sot në orën 11:00.

“Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta të z. Enver Krasniqit, prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. Mbledhja komemorative mbahet sot nga ora 11:00, në Amfiteatrin e ndërtesës së ish-Rilindjes”, thuhet në njoftim. /Zëri