MSH-ja thotë se COVAX-i ka konfirmuar listën e shteteve që përfitojnë vaksina, por ende nuk dihet data

MSH-ja thotë se COVAX-i ka konfirmuar listën e shteteve që përfitojnë vaksina, por ende nuk dihet data

Aktuale March 02, 2021 - 15:34

Sot është konfirmuar lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza.

Kosova është në mesin e mbi 130 shteteve të botës që do të përfitojnë vaksina nga COVAX të cilat do të shpërndahen deri në maj.

Ministria e Shëndetësisë as sot nuk ka dhënë datë të sakt se kur pritet të vinë në Kosovë vaksinat e para./Zëri

 

Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit...

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, March 2, 2021