45 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

45 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Aktuale March 01, 2021 - 09:21

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 45 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, nga Spitali kanë bërë të ditur se 2 pacientë janë në respiratorë (CPAP), 36 janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nuk raportohet për të shëruar, transmeton “Zeri.info”.

Raporti i plotë:

45 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në respiratorë (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 555 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 52 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe kanë lindur 12 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

451 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5.191 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.