Më 5 mars, seanca e radhës për rastin e Salih Mustafës

Më 5 mars, seanca e radhës për rastin e Salih Mustafës

Aktuale March 01, 2021 - 08:40

Më datën pesë mars është caktuar seanca e radhës në Speciale për rastin e Salih Mustafës.

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja.

Aty bëhet e ditur se në këtë ditë, me fillim në orën 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Më 28 shtator 2020 ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor 2020 ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja, kurse më 23 nëntor 2020 Gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.