Elezi: Mbi 2 mijë persona me aftësi të kufizuara votuan në zgjedhje dhe 31 mijë e 427 me kusht

Elezi: Mbi 2 mijë persona me aftësi të kufizuara votuan në zgjedhje dhe 31 mijë e 427 me kusht

Aktuale February 28, 2021 - 19:50

Edhe pse ishte paralajmëruar që në orën 18:00 të fillojë numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe personave me nevoja të vecëanta, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se kjo vones po ndodh për shkak se nevojitet më shumë kohë për verifikimin e të dhënave të fletëvotimeve nga diaspora.

Elezi shpreson që sonte të nis numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të vecëanta.

“Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të vecëanta. Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të vecëanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim”, tha Elezi.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31 mijë e 427, ndërsa i zarfeve të fletëvotimeve të personave me nevoja të vecëanta është 2 mijë e 766./Zëri