Reagon Rukiqi ndaj IKSHPK-së dhe Qeverisë, pyet pse nuk u ashpërsuan masat gjatë fushatës

Reagon Rukiqi ndaj IKSHPK-së dhe Qeverisë, pyet pse nuk u ashpërsuan masat gjatë fushatës

Aktuale February 26, 2021 - 17:20

Javën e fundit është shënuar rritje e rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend, ku vetëm sot janë regjistruar 445 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që të merren masa më të ashpra për të ndaluar rritjen e rasteve me COVID-19.

Ky rekomandim i IKSHPK-së ka ngjallur pakënaqësi tek bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pyetur institucionet shtetërore se pse nuk u ashpërsuan masat gjatë fushatës por siç thotë ai u lejuan që të shkelet çdo masë.

“Pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës. Pse u lejua që pamëshirshëm të shkelet çdo masë, në tubimet parazgjedhore? Tash prapë kthehemi te “fajtori kujdestar”: BIZNESET”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Zëri