Vdes një 30-vjeçar nga Obiliqi me COVID-19

Vdes një 30-vjeçar nga Obiliqi me COVID-19

Aktuale February 25, 2021 - 15:05

Në 24 orët e fundit IKSHPK-ja ka njoftuar se janë regjistruar edhe pesë të vdekur me COVID-19, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Kosovë ka shkuar në 1587.

Në mesin e pesë viktimave nga COVID-19 është bërë e ditur se është edhe një 30-vjeçar nga komuna e Obiliqit, transmeton “Zeri.info”.

“Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 437 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.