Nëntë vjet nga tragjedia e Restelicës

Nëntë vjet nga tragjedia e Restelicës

Aktuale February 12, 2021 - 08:13

Nëntë vjet janë mbushur sot nga tragjedia e Restelicës, në të cilën humbën jetën dhjetë banorë dhe u shkatërruan dhjetëra shtëpi.

Restelica, fshat ky në komunën e Dragashit, para nëntë vjetësh u përfshi nga rënia e ortekut të borës, ku dhjetë banorë të një familjeje humbën jetën.

Kësaj fatkeqësie i shpëtoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka.

Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe. /Zëri