
Qazim Rrahmani: Komuniteti ashkali më i diskriminuari në Kosovë në aspektin e punësimit
Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se komuniteti shkali është më i diskriminuari në Kosovë sa i përket aspektit të punësimit.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me asnjë parti në të ardhmen nëse nuk përmbushet kriteri 10 për-qind në aspektin publik të punësimit.
“Komuniteti ashkali ka qenë më i diskriminuari deri më tani në Kosovë krahasuar me komunitetet tjera në aspektin e punësimit”.
“Ligjet nuk ka duhet të jenë të përshkruara 10 për-qind komunitete dhe kur i sheh në statistika komuniteti shkalin diskriminohet”.
“I shohim boshnjakët, turqit, serbët dhe të tjerët që kanë përfaqësim institucional publik në punësim; ndërsa komuniteti ashkali është më i diskriminuari”.
“Përveç në Forcën e Sigurisë së Kosovës ku e kemi arritur atë shifrën 10 për-qind, në të tjerat institucione jo”.
Sipas tij, çdo qeveri e ardhshme duhet të jetë e vetëdijshme që t’i trajtojë të gjithë komunitetet në mënyrë të barabartë.
“Partia e Ashkalinjve për Integrim do të jetë zëri i tyre – nuk do të ketë marrëveshje dhe votë nga kjo parti për asnjë qeveri në të ardhmen nëse nuk përmbushet 10 për-qindëshi në aspektin publik të punësimit”.
“Ne do të kërkojmë donacione që të përkrahim bizneset e vogla që janë në komunitetin tonë”.