Kadrijaj e AAK-së: Demi po e përkrah LVV-në, por u bë zëvendësministër nga Haradinaj

Kadrijaj e AAK-së: Demi po e përkrah LVV-në, por u bë zëvendësministër nga Haradinaj

Aktuale January 29, 2021 - 21:31

Kandidatja e AAK-së për deputete Time Kadrijaj ka reaguar pasi që ish-zëvendësministri në Qeverinë Haradinaj, Besim Demi, i cili vinte nga radhët e AAK-së, tashmë po përkrah publikisht Lëvizjen Vetëvendosje.

Kadrijaj theksoi se Demi është bërë zëvendësministër pa asnjë kredit partiak

. “I nderuar Besim Demi Njeri i papergjeshem qe u bere zv/minister pa asnje kredit partiak; njeri qe te pranoj Aleanca perkunder humbjes tende qe nuk i morre 74 vota; njeri qe nje sistem u ngrit ne kembe per ty sepse besuan ne qendrueshmeri per shtetin ...aty ku e gjen veten shko! Siqodoqofte vendimet i ke te shkruara dhe mos manipulo me opinion. Marrja ska ftyr”, ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.

Ndërsa, Demi i cili ishte anëtar i AAK-së tani po përkrah LVV-në.

Ai thotë se bindjet e tij politike kanë pësuar ndryshime për shkak të strukturave udhëheqëse të AAK-së që po vazhdojnë të jenë të njëjta që nga themelimi.

Siç ka bërë të ditur Demi, një shkak tjetër që e bëri atë të tërhiqet nga AAK-ja është edhe fakti që sipas tij “është parti që nuk e ka për qëllim të dalë e para, por vetëm të luftojë për mbijetesë”. /Zëri