Abrashi nënshkruan memorandum prej 1.4 milion eurosh për infrastrukturën në Pejë

Abrashi nënshkruan memorandum prej 1.4 milion eurosh për infrastrukturën në Pejë

Aktuale January 27, 2021 - 12:44

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum prej 1.4 milion eurove për financimin e disa objekteve infrastrukturore në komunën e Pejës.

Abrashi bëri të ditur se ky memorandum u nënshkrua së bashku me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

"Këto investime do të kenë ndikim më së shumti në zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë, duke krijuar edhe vende të reja të punës. Vazhdojmë me punë për shtetin", ka shkruar ndër të tjera Abrashi në "Facebook". /Zëri