COVID-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 288 raste pozitive

COVID-19 në Kosovë, 5 viktima dhe 288 raste pozitive

Aktuale January 26, 2021 - 14:57

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 288 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 256 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.