Hyn në fuqi vendimi, qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Serbisë me letërnjoftim

Hyn në fuqi vendimi, qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Serbisë me letërnjoftim

Aktuale January 21, 2021 - 13:02

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Sipas marrëveshjes së re për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë, do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike. /euronewsal