Osmani: Amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur, raportet e Kosovës me Amerikën - ekzistenciale

Osmani: Amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur, raportet e Kosovës me Amerikën - ekzistenciale

Aktuale January 20, 2021 - 20:22

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për postin e ri.

Osmani ka deklaruar se nga sot Bideni është miku i Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook, Osmani theksoi se beson se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin”, shkruan Osmani.

Presidentja në detyrë e Kosovës, theksoi se raportet mes vendit tonë dhe SHBA-së janë ekzistenciale.

“Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Zoti e bekoftë miqësinë e perhershme me Amerikën”, shkruan Osmani./Zëri

 

Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe...

Posted by Vjosa R. Osmani on Wednesday, January 20, 2021