100 persona kanë vdekur në Gjilan nga COVID-19 që nga muaji mars

100 persona kanë vdekur në Gjilan nga COVID-19 që nga muaji mars

Aktuale January 18, 2021 - 10:38

Në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 numri i personave që e kanë humbur betejën nga ky virus ka shkuar në 100.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit për Menaxhimin dhe Parandalimin e Përhapjes së COVID-19 të hënën.

“Kjo është dhimbje e madhe për të gjithë ne dhe është thirrje për kujdes maksimal për ta parandaluar përhapjen e virusit. Në emër të kryetarit Haziri, ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të prekurve”, ka thënë Ismajli.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit që prej fillimit të pandemisë është si vijon: Nga 8632 mostra 3274 kanë rezultuar pozitivë, 3020 janë shëruar, 100 persona e kanë humbur betejën me virusin, 154 raste janë aktive, 30 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 60 mostra në pritje. /Zëri