IKD: LDK-ja me një kandidat me aktakuzë aktive

IKD: LDK-ja me një kandidat me aktakuzë aktive

Aktuale January 17, 2021 - 08:37

Hulumtimi i Insitutit të Kosovës për Drejtësi, ka bërë të ditur se itegritetin e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ky hulumtim tregon se lista zgjedhore e LDK-së, nga gjithsej 110, përfshinë një kandidat me aktakuzë aktive.

“Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se është një (1) kandidat i cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është liruar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë”, thuhet në hulumtim./Zëri