Arrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-COVID

Arrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-COVID

Aktuale January 15, 2021 - 19:38

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-COVID.

Përmes një postimi në "Facebook", Zemaj ka thënë se frigoriferët bëjnë ftohjen e vaksinës dhe mirëmbajtjen deri në -86 gradë.

" Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19. Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në - 86 gradë", ka shkruar ai.

Zemaj ka theksuar se janë të gatshëm për pranimin e vaksinës teksa ka thënë se kanë përgatitur strategjinë për vaksinimin dhe distribuimin e saj.

" Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!", tha Zemaj./Zëri