Disa zyrtarë të qeverisë në grevë, kundërshtojnë rregulloren për sistemim të vendeve të punës

Disa zyrtarë të qeverisë në grevë, kundërshtojnë rregulloren për sistemim të vendeve të punës

Aktuale January 15, 2021 - 19:29

Mbi gjysma e zyrtarëve të Zyrës së kryeministrit dhe zyrtar të ish-ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në grevë dhe të njëjtën e kanë vazhduar edhe në ditën e sotme.

Përmes një komunikate për media, grevistët kanë kërkuar anulimin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Në letrën drejtuar mediave, nga Këshilli është thënë se kjo Rregullore po kundërshtohet për shkak të shkeljeve ligjore që kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit.

Sipas tyre, greva do të vazhdojë deri në anulimin e kësaj rregulloreje./Zëri

Letra e plotë:

 

Image