Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë fillon gjysmëvjetorin e dytë online

Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë fillon gjysmëvjetorin e dytë online

Aktuale January 15, 2021 - 18:32

Gjimnazi i shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" në Prishtinë ka dalë me një njoftim për nxënësit e kësaj shkolle.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga kjo shkollë kanë bërë të ditur se nga data 18 deri me datën 22 të këtij muaji, mësimi do të zhvillohet online për shkak të renovimeve që po bëhen në këtë shkollë.

“Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se Këshilli Drejtues i Shkollës dhe TASKFORCA e shkollës në mbledhjen e mbajtur me datën: 15.01.2021 ka marr vendim që në javën e ardhshme prej datës: 18.01.2021 deri me datën: 22.01.2021 mësimi të mbahet online përmes platformës Google Classroom,për shkak të renovimeve që po bëhen në shkollën tonë. Për çdo vendim të ri do të informoheni me kohë.

Kërkojmë nga mësimdhënësit që të gjithë t’a dëshmojnë punën e tyre pasi të kthehemi fizikisht në shkollë”, thuhet në njoftim./Zëri