Avdyli pas marrëveshjes së Osmanit e Kurtit: Më 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja
Aktuale
January 14, 2021 - 14:55
Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Vjosa Osmanit dhe kreut të LVV-së Albin Kurtit, ish-deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, e që pritet të jetë kandidat për deputet në listën e Vjosa Osmanit, ka thënë se më 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja, raporton “Zeri.info”.
Sipas Avdylit, 14 shkurti është referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit.
"Kosova ka shpresë", ka shkruar Avdyli në "Facebook". /Zëri