Kosumi shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Dermakut
Rektori i universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka thënë se me dhimbje të madhe morën lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dermakut.
Përmes një njoftim për media, Kosumi i ka shprehur ngushëllime familjes së Dermakut.
“Me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme të profesorit Arben Dërmakut. Shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij, kolegëve të punës në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Gjilanit, miqve, dashamirëve dhe komunitetit të ekonomistëve të Kosovës. Arben Dërmaku ka qenë një prej ekonomistëve më të mirë të Kosovës, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës”, tha ai.
Kosumi për Dermakun thotë se vdekja e hershme e ndau nga mesi i tyre, por kontributi dhe rezultati i punës së tij do të vazhdojë të zhvillohet me ta.
“Ai ka qenë edhe nxitës i reformimit dhe modernizimit të arsimit të lartë në Kosovë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim. Vdekja e hershme e ndau nga mesi ynë, por kontributi dhe rezultati i punës së tij do të vazhdojë te zhvillohet me ne”, ka thënë ai. /Zëri