Gecaj i drejtohet LVV-së: Çka të bën goja, s’ta bën armiku

Gecaj i drejtohet LVV-së: Çka të bën goja, s’ta bën armiku

Aktuale January 07, 2021 - 13:03

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se LVV-ja, duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje, raporton “Zeri.info”.

Sipas Gecajt, çka të bën goja, s’të bën as armiku.

"Çka ta ban goja, s’ta ban armiku. LVV-ja, duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje dhe, duke u bazuar në atë çfarë tha mbrëmë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, nëse (kur) lënda dërgohet sërish në Gjykatë, atëherë me shumë gjasë edhe mundësia që ai të ushtrojë postin e kryeministrit të Kosovës!", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri