Zemaj: Fillimviti çdoherë na gjen te varri i kolonel Tahir Zemajt

Zemaj: Fillimviti çdoherë na gjen te varri i kolonel Tahir Zemajt

Aktuale January 04, 2021 - 13:02

Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin dhe kushëririn e tij.

Për këtë përvjetor ka shkruar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që është edhe familjar i tyre.

Ministri theksoi se çdo vit, në këtë datë, bashkohen të gjitha familjarët te varri i kolonelit.

“Çdo fillimvit, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, me miq e dashamirë nga të gjitha trojet tona, na gjen në Strellc pranë vendit këtu, ku pushojnë përjetësisht kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani.

Homazhet për ta janë momente sa të rënda, aq krenare, sepse e kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, në dobi të kombit dhe atdheut, kujtojmë me nderim veprimtarinë atdhetare, luftën çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi, deri në momentet e fundit të jetës së tyre. Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, kolonel Tahir, hero i Kosovës, lavdi Enis dhe Hasan Zemaj”, shkruan Zemaj në një postim në “Facebook”.

Sot kur janë mbushur 18 vjet nga vrasja e tyre autorët ende nuk dihen. /Zëri

 

Çdo fillimviti, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes...

Posted by Armend Zemaj on Monday, January 4, 2021