Podujeva del nga zona e kuqe në të verdhën, Komuna ka një thirrje për qytetarët
Komuna e Podujevës ka njoftuar se kjo komunë ka dalur nga zona e kuqe në të verdhën dhe se është hequr kufizimi i qarkullimit.
Përmes një postimi në "Facebook", nga kjo komunë ju kanë bërë thirrje qytetarëve të Podujevës që t'i respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja.
"Podujeva në Zonën e Verdhë, hiqet kufizimi i qarkullimit Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot kategorizimin e ri të komunave, sipas numrit të personave të infektuar me coronavirus. Pas rënies së numrit të të infektuarve në komunën tonë, me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Podujevës është larguar nga zona e kuqe, duke kaluar kështu në zonën e verdhë. Me këtë (kalimin në zonën e verdhë) hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Ju lusim të vazhdoni të respektoni masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike! Mbani maskën! Mbani distancën! Mbani higjienën!", thuhet në njoftimin e kësaj komune./Zëri