Besarta festoi Vitin e Ri bashkë me pasardhësit e familjes Jashari

Besarta festoi Vitin e Ri bashkë me pasardhësit e familjes Jashari

Aktuale January 01, 2021 - 18:16

Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, ka treguar se si ishte mbrëmë festa e Vitit të Ri në familjen e Jasharajve.

Përmes një postimi në "Facebook", Besarta Jashari ka publikuar një fotografi me pasardhësit e familjes Jashari, ku ka thënë se nuk përshkruhet ndyshe momenti i darkës së fundvitit në familjen e saj në Prekaz.

“Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin. Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.POROSI. Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona”, ka shkruar Besarta Jashari.