Vriten dy motra në Tiranë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Vriten dy motra në Tiranë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Aktuale December 31, 2020 - 11:21

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.

Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, 59 vjeç, me iniciale P.A., ka vrarë në banesë me kallashnikov bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj.

Raportohet se 59-vjeçari kreu krimin e rëndë, pasi njëra nga gratë kishte refuzuar vazhdimin e lidhjes me maqedonasin.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. /Euronews.al