Komuna e Prishtinës del me njoftim për bizneset përfituese të granteve
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kur mund t’i dorëzojnë dokumentet të gjitha bizneset përfituese të prekura nga COVID-19, të cilat nuk kanë arritur t’i dorëzojnë ato.
Përmes një postimi në “Facebook”, nga kjo komunë kanë bërë të ditur se këto dokumente mund të dorëzohen nga data 11 deri më 15 janar.
Po ashtu nga Komuna thonë se dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhes të ndërtesës së vjetër të Komunës. /Zëri
Njoftimi i plotë:
Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #COVID-19, që për çfarëdo arsyeje nuk kanë arritur t’i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mundë t’i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021.
Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhes të ndërtesës së vjetër të Komunës.
Dokumentet e kërkuara janë:
– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët;
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit;
– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr. 81 dhe është nëntëshifror).