Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 16-të të grevës, prej sot nuk do të pijë as ujë

Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 16-të të grevës, prej sot nuk do të pijë as ujë

Aktuale December 24, 2020 - 14:35

Infermieri Enlirat Duraku ka 16 ditë që po qëndron në grevë urie, pasi kërkesës që infermierëve t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro në 36 euro e po ashtu t’u paguhen orët shtesë dhe rrezikshmëria, raporton “Zeri.info”.

Duraku ka bërë të ditur se nga sot nuk do të pijë as ujë e as nuk do të përdorë lëngje.

Duraku, në një postim në llogarinë e tij në "Facebook", u është drejtuar kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit, ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt dhe u.d. të drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqit, duke thënë "nga sot as ujë, as lëngje nuk do të përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat".

Postimi i tij i plotë:

Kolegë të nderuar, qytetarë, KM Avdullah Hoti kryeministër, ministër Armend Zemaj, dr.Valbon Krasniqi

Sot është dita e 16-të e Grevës së Urisë, mirëpo nuk reflektuat.

Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat.

1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18 € në 36 €,

2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve,

3. Të paguhet rrezikshmëria

Enlirat K. Duraku

Infermier i COVID-19