Mediat gjermane: Albin Kurti, në prag të pushtetit
Mediat gjermanishtfolëse u kushtojnë vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit”, gazeta “Neue Zürcher Zeitung” thekson se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet përmes zgjedhjeve të reja. E përditshmja zvicerane flet për një transformim të Kurtit si politikan.
“Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje. Nacionalizmi e bënte atë si persona non grata për shumë diplomatë të huaj. Por gjërat ndryshojnë. Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë ‘Kurti’, Gjermania, Franca e madje edhe Zvicra neutrale i bënë thirrje parlamentit të heqë dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar. Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, shkruan e përditshmja.
Në një mandat të dytë, vijon më tej shkrimi, Kurti do të fokusohet te temat e brendshme politike, si krijimi i vendeve të punës dhe korrupsioni, por jo te dialogu me Serbinë. /a2cnn