Këshilli i Pavarur Mbikqyrës vendos për kthimin e Murtezajt në krye të ATK-së

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës vendos për kthimin e Murtezajt në krye të ATK-së

Aktuale December 21, 2020 - 20:13

Më 16 tetor kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, kishte marrë vendim që Ilir Murtezaj, ta lirojë nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ai në vend të tij kishte caktuar si ushtrues detyre Ekrem Hysenajn.

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, ka vendosur në favor të ankesës së Murtezajt.

Ai tha për Klan Kosova se ky vendim ishte i pritur.

“Nuk dua të prononcohem më shumë rreth këtij rasti. Mund ta konfirmoj, është një vendim i pritur”.

Klan Kosova ka siguruar edhe vendimin, me anë të cilit kryeministri Avdullah Hoti obligohet që ta rikthejë në detyrë Ilir Murtezajn.

Arsyeja e shkarkimit sipas zyrtarëve të lartë të Qeverisë, ishte evidentuar shkelje ligjore.

Ilir Murtezaj pas shkarkimit e pati akuzuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, për nepotizëm dhe favorizim të bizneseve.

Ndërkaq mbetet të shihet se a do të zbatohet vendimi nga kreu i ekzekutivit.

Image