Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia duhet t’i ndjekë penalisht përgjegjësit për krimet e luftës

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia duhet t’i ndjekë penalisht përgjegjësit për krimet e luftës

Aktuale December 18, 2020 - 17:01

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka deklaruar se Serbia duhet t’i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës.

Godfrey përmes një postimi në “Tëitter”, ka thënë se që të vihet drejtësia në vend dhe rajon. Serbia duhet t’i njekë përgjegjësit e krimeve të luftës.

“Në mënyrë që drejtësia të vihet në shërbim të viktimave dhe të ndërprejë përshtypjen në rritje të mosndëshkimit për autorët në vend dhe rajon, Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës”, ka shkruar ambasadori amerikan./Zëri