“Qytetarët, të pabarabartë para Ligjit për rimëkëmbje ekonomike”
Ligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili qytetarëve të Kosovës u mundëson tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, i vë në pozitë të pabarabartë qytetarët dhe rrjedhimisht mund të ketë elemente që të trajtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës, thotë profesori i çështjeve juridike kushtetuese, Mazllum Baraliu.
Neni 5 i këtij ligji, që është miratuar më 4 dhjetor në Kuvendin e Kosovës, parasheh që Qeveria e Kosovës t’i kompensojë qytetarët që tërheqin mjete, e të cilët kanë kursime deri në në 9.999 euro. Kurse ata që kanë mbi 10 mijë euro, nuk do të rimburësohen.
Për këtë, Baraliu thekson se në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit.
“Është diçka që thjesht mund të jetë diskutabile dhe rrjedhimisht mund të jetë edhe objekt i trajtimit me ndonjë parashtresë nga ato subjekte, që sipas Kushtetutës kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtuese”, tha Baraliu.
Në bazë të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, 92 për qind e kontributpaguesve në llogaritë e tyre kanë nën 10 mijë euro, kurse vetëm 8 për qind mbi 10 mijë euro.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU