Pacolli reagon për videon ku një cigareshitësit ia vunë duart në flakë
Aktuale
December 08, 2020 - 18:33
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen disa persona që dyshohet të jenë në një lokal në Prishtinë duke ia vënë duart në flakë një shitësi të cigareve.
Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, këtë vepër e ka quajtur “bullizëm”, duke e cilësuar si të papranueshme.
“Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur e pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast. /Zëri