Hoti uron festën e Natës së Shën Nikollës

Hoti uron festën e Natës së Shën Nikollës

Aktuale December 05, 2020 - 22:51

Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar besimtarët e krishterë Natën e Shën Nikollës.

Hoti, përmes një postimi në “Facebook”, uroi të gjithë ata që festojnë këtë natë qe vlerësoi si festë të flijimit, sakrificës e të bamirësisë.

“Besimtarëve të krishter, dhe të gjithë atyre që e festojnë natën e shën Nikollës (Shënkollit), ua urojmë këtë festë të ngrohtësisë dhe afërsisë familjare, festë të flijimit e sakrificës dhe mbi të gjitha festë e bamirësisë dhe kujdesit për të varfër dhe për nevojtarë.

Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt të gjithëve”, shkruan Hoti në postimin e tij./Zëri

 

Besimtarëve të krishter, dhe të gjithë atyre që e festojnë natën e shën Nikollës (Shënkollit), ua urojmë këtë festë të...

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, December 5, 2020